LAJMI I FUNDIT:

Avokatët, mjekët, psikologët janë dashnorë më të mirë, ndërsa politikanët kujdesen vetëm për kënaqësinë e vet

Avokatët, mjekët, psikologët janë dashnorë më të mirë, ndërsa politikanët kujdesen vetëm për kënaqësinë e vet

Rezultatet e një hulumtimi të botuar në revistën “Psikologia e Salute”, tregojnë që avokatët, mjekët, psikologët, gjithmonë kujdesen ta kënaqin partneren, ndërsa politikanët kujdesen vetëm për kënaqësinë e vet.

Menaxherët dhe drejtorët

Menaxherët dhe drejtorët janë të mësuar t’i kontrollojnë punëtorët në vendin e punës dhe shpesh e shpenzojnë energjinë në punë. Si pasojë te ta ndodh humbja e lidhjes emocionale në jetën dashurore. Seksin shumë shpesh “e bëjnë” vetëm fizikisht.


Politikanët dhe personat publikë

Politikanët dhe personat publikë shpesh i ndërrojnë partnerët seksualë. Bëjnë seks të shpejtë, sipërfaqësor dhe të pakoncentruar. Në rend të parë, përpiqen të kënaqin veten, ndërsa për kënaqësinë e dyanshme nuk çajnë kokën shumë.

Avokatët, mjekët, psikologët

Nëse kërkoni një ëndërrimtar të pasionuar, dashnor të përkryer, dikë që urren rutinën e përditshme, e gjeni te mashkulli me njërin nga këto profesione. Avokatët, mjekët, psikologët sipas natyrës janë njerëz të kujdesshëm dhe atë karakteristikë të tyre e praktikojnë edhe në jetën e tyre seksuale. Meqë janë të kujdesshëm, ata pothuajse kurrë nuk e marrin të parët iniciativën në shtrat dhe shumë shpesh çështje parësore kanë që ta kënaqin palën tjetër.

Meshkujt e shëndoshë janë dashnorë më të mirë
Lexo po ashtu Meshkujt e shëndoshë janë dashnorë më të mirë

Ushtarët, sportistët

Ushtarët dhe sportistët shumë lehtë lidhen emocionalisht, janë besnikë dhe të përkushtuar. Mungesën e seksit relativisht mirë e përballojnë. Në seks dëshirojnë të kenë temp dhe kënaqësi të dyanshme.

Artistët

Artistët i tmerrohen seksit të zakonshëm. Ata kërkojnë lidhje emocionale dhe të shumtën e herëve nuk gjejnë atë që krijon hulumtim të përjetshëm me personin e mendimit të njëjtë dhe “kalojnë” nga lidhja në lidhje. /Telegrafi/