LAJMI I FUNDIT:

Avni Dehari: Shteti e ka vra Astritin, mediat janë bërë si hiena që po mundohen të fitojnë në këtë viktimë (Video)

Avni Dehari: Shteti e ka vra Astritin, mediat janë bërë si hiena që po mundohen të fitojnë në këtë viktimë (Video)

Babai i Astriti, Avni Dehari, bashkë me bashkëshorten e tij ka mbajtur një konferencë për media në Zllatar. Më poshtë mund ta lexoni fjalinë e tij.

“Na ka vra djalin dhe ne sot e kësaj dite nuk kemi asgjë me shkrim as me gojë për neve.

Kemi dëgjuar për vdekjen vetëm prej medieve. Zyrtarisht për neve ende Astriti është i gjallë.


Në vend që të merren me padrejtësitë që i shkakton ky shtet, janë duke u marrë me disa gjëra që sjellin mjegull, paqartësi, që ndihmojnë padrejtësi që ta kamuflojnë edhe më shumë rastin.

Asnjë shkrim nuk e hasa deri sot se përse është arrestuar Astriti, në çfarë kushtesh po jetojnë të tjerët, dhe a ka pasur siguri të nevojshme

Mundohen të krijojnë sensacione, telenovela dhe të na ngarkojnë neve psikologjikisht dhe të na rëndojnë edhe më shumë.

Astriti ka qenë student i mrekullueshëm i angazhuar politikisht në Vetëvendosje me vetëdije të plotë.

Këto ditë kanë filluar ta publikojnë edhe një fjalë. Kanë filluar të nxjerrin edhe skena nga burgu, skena të tmerrshme që po na tmerrojnë anëtarët e familjes dhe kjo është shumë e padrejtë.

Ne nuk kemi fare besim në këtë gjyqësi e këtë prokurori, mosbesim që e kanë shkaktuar vetë duke ndryshuar deklaratat. Njëherë thanë që ka vdekur prej barnave, e autopsia e tij nuk tregoi asnjë shenjë e barnave.

Unë jam ai që i kam shkuar çdo të martë për të vizituar Astritin në burg, dhe gjithmonë kemi marrë një shok të Astritit. Kemi hyrë në prani të policëve që ata vetë i kanë caktu.

Prokurori thotë se s’kam nënshkruar, e një ditë më vonë thotë se ka pasur shumë punë nuk e ka ditur kush po shkon e kush jo.

Kjo po dëshmon edhe njëherë se prokurori qenka instrument politik në duart e pushtetit, e nuk po e kryen punën që është përgjegjës, por punët e atyre që e kanë arrestuar Astritin, duke e çuar në burg për të realizuar qëllimin që e kanë marrë përsipër.

Kërkoj nga mediet: shteti e ka vra astritin, mediat janë bërë si hiena që po mundohen të fitojnë në këtë viktimë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori