Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka tash e sa muaj që ka ndërprerë aktivitetet e saj muzikore shkaku i coronavirusit.

Megjithatë ajo po i mban të azhurnuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale, duke i njoftuar rreth më të rejave në jetën e saj të përditshme.


Herë pas here, bukuroshja me prejardhje nga Saranda publikon ndonjë fotografi atraktive dhe provokuese për ndjekësit e saj, duke rrëmbyer kështu vëmendjen e tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë në imazhet e fundit që ajo ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram.

avamax 105527269 581726835815822 3696891104161457219 n

Duke vënë në dukje ndryshimin e ri dhe të theksuar në flokët e saj, që tani i ka lyer në ngjyrë portokalli, Ava Max pozoi mjaft me stil në një palë xhinse dhe bluzë transparente.

Në pjesën e sipërme, ajo u shfaq mjaft e ekspozuar duke vënë në pah reçipetat e saj dhe duke theksuar gjoksin.

avamax 106171508 116658109848484 3612341535940579754 n

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje mjaft ‘të nxehtë’ në përditshmëri. /Telegrafi/

avamax 105950372 962010037554794 5106326011385145257 n