LAJMI I FUNDIT:

Autori i masakrës së Vlorës filmoi viktimat, ia nisi videon në Facebook djalit të hallës

Autori i masakrës së Vlorës filmoi viktimat, ia nisi videon në Facebook djalit të hallës

Msakra e Selenicës te Vlora mund të ishte parandaluar nëse familja dhe banorët e fshatit do të kishin vlerësuar siç duhet luhatjet emocionale të 24- vjeçarit Ridvan Zykaj.

Në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët. Disa madje kanë dyshime se ai mund të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor.

Megjithatë, asnjë nuk e thotë me siguri, as Policia. Ndonëse prokurori ka kërkuar një ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme mendore, deri tani zyrtarisht nuk konfirmohet nëse ka apo jo.


Autori i masakrës, Ridvan Zykaj, pranon krimin dhe ironizon: Më arrestuat shumë vonë
Lexo po ashtu Autori i masakrës, Ridvan Zykaj, pranon krimin dhe ironizon: Më arrestuat shumë vonë

Një tjetër element që vë në pikëpyetje shëndetin e tij është sjella e tij pas krimit. Ai nuk u vetëdorëzua, por si një triumfator nisi komunikimet në rrjetin social, duke shënuar një precedent të rrallë.

Edhe pas arrestimit, siç blutë e Vlorës konfirmojnë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë. Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Më tej, ai kërkoi një avokat.

Varrosen tetë viktimat e masakrës së Vlorës, familjarët plotësojnë amanetin e kryefamiljarit (Video)
Lexo po ashtu Varrosen tetë viktimat e masakrës së Vlorës, familjarët plotësojnë amanetin e kryefamiljarit (Video)

Gazeta “Panorama” shkruan sot se “autori i krimit të 8-fishtë, Ridvan Zykaj, menjëherë pas vrasjes ka vënë në dijeni kushëririn e tij. Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka. Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video. Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në ‘Facebook Messenger’”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori