Ekzaminimi pas vdekjes i Diego Armando Maradonas thuhet se konfirmoi se legjenda e Napolit nuk kishte marrë drogë ose alkool para vdekjes së tij.

Gazeta argjentinase Olé zbuloi rezultatet e ekzaminimit pas vdekjes të kryera në trupin e Maradonas, i cili vdiq më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare.


Analiza konfirmon se Maradona nuk ka marrë drogë ose alkool gjatë ditëve para vdekjes së tij, por vdekja ndodhi për shkak të një edeme akute të mushkërive, e lidhur me përkeqësimin e dështimit kronik të zemrës.

Zemra e Diegos kishte një miokardiopati të zgjeruar dhe peshonte 503 gramë, gati dy herë më shumë se një zemër e shëndetshme.

Gjurmët e cerozës janë gjetur brenda mëlçisë, shtatë alveolë brenda mushkërive u dëmtuan, ndërsa veshkat kishin një nekrozë akute tubulare.

Sipas raportit, Maradona thuhet se vdiq pas një agonie që shkoi nga gjashtë në tetë orë, dhe gjurmët e ilaçeve psikotrope u gjetën në gjakun e tij.

Një hetim po vazhdon për të konstatuar përgjegjësinë e mundshme të stafit të tij mjekësor pasi disa prej atyre ilaçeve psikotrope mund të kishin shkaktuar aritmi. /Telegrafi/

telegrafi sport app