LAJMI I FUNDIT:

Automobili Pininfarina publikon ‘teaser-in’ e B95 krejtësisht të ri, 17 gushti është data e debutimit

Automobili Pininfarina publikon ‘teaser-in’ e B95 krejtësisht të ri, 17 gushti është data e debutimit

Automobili Pininfarina B95, ky është emri i veturës më të fundit të kompanisë, e cila do të zbulohet më 17 gusht si “i pari i një koleksioni të ri të veturave të së ardhmes”.

Kompania nuk dha shumë detaje në lidhje me të, por premtoi se B95 do të jetë një “propozicion komplet i ri nga marka italiane”, dhe “përmban detaje të inspiruara nga dizajni i koncept veturës të sapo prezentuar Pura Vision”.

Marka italiane e super-veturave e përshkruan atë si një “kryevepër teknike” me një “dizajn elegant” i cili do t’i përmbushë kënaqësitë e klientëve, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.


 Automobili Pininfarina Teases All-New B95, Debuts August 17

Këto informata nuk zbulojnë edhe aq shumë detaje, por prodhuesi i veturave e publikoi një imazh “teaser” të turbullt.

Pas ngritjes së shkëlqimit, ne mund të shohim se modeli duket të jetë një super-veturë e ulët e cila mund të shihet qartë se ndryshon nga Battista.

Ndërsa nuk ka shumë për të parë, B95 ka njësi të hollë ndriçimi dhe një distinktiv të ndriçuar Pininfarina. Ato bashkohen nga vrima masive e hyrjes së ajrit dhe një ndarës i theksuar. /Telegrafi/