Poezi nga: Nazim Hikmet
Përktheu: Besnik Mustafaj
U linda më 1902.
S’jam kthyer më kurrë në qytetin e lindjes,
S’më pëlqejnë kthimet.
Në moshën tre vjeçare, në Alep, më njihnin si nip pashai,
Nëntëmbëdhjetë vjeç, student në universitetin
komunist të Moskës,
Dyzet e nëntë vjeç, në Moskë, i ftuar i Komitetit Qendror.
Qysh katërmbëdhjetë vjeç ushtroj zanatin e poetit.
Ka njerëz që njohin llojet e ndryshme të peshqve,
Unë vetëm të ndarjeve.
Ka njerëz që mund t’i thonë përmendsh emrat e yjeve,
Unë vetëm të malleve.
Kam qenë bujtës burgjesh dhe hotelesh të mëdha,
Kam hequr urinë dhe grevën e urisë,
S’më ka mbetur gjellë pa shijuar.
Kur mbusha tridhjetë vjet deshën të më varnin,
Dyzet e tetë vjeç deshën të më jepnin
Çmimin Botëror të Paqes.
E ma dhanë.
Tridhjetë e gjashtë vjeç, për gjashtë muaj rresht
u solla në katër metra katrore beton,
Pesëdhjetë e nëntë vjeç, për tetëmbëdhjetë orë
kam fluturuar nga Praga në Havanë.
S’e kam njohur Leninin, por kam bërë rojë nderi
tek arkivoli i tij më 1924,
Më 1961, për mauzole, vizitoj librat e tij.
U munduan të më shkëpusin nga partia ime,
por s’u eci,
S’u shtypa nën idhujt që bien.
Më 1951, në det, bashkë me një shok
shkova drejt vdekjes.
Më 1952, zemërthyer, e prita vdekjen katër muaj i shtrirë
në shpinë.
Jam marrosur nga xhelozia për gratë që kam dashur.
Zili s’e kam pasur Sharlotin asnjë fije.
Gratë i kam mashtruar,
Por shokët kurrë s’i kam përgojuar pas shpine.
Kam pirë pa u bërë pijanec,
Për fat, bukën time e kam fituar gjithmonë me djersën
e ballit.
Nëse kam gënjyer, e kam bërë nga zori për tjetrin,
Kam gënjyer për të mos e bërë tjetrin të vuajë,
Por kam gënjyer edhe pa shkak.
Kam udhëtuar me tren, me avion, me makinë,
Shumica e njerëzve s’udhëtojnë dot me to.
Kam shkuar në opera,
Shumica e njerëzve nuk shkojnë dot
dhe as emrin s’ia dinë.
Por atje ku shkojnë shumica e njerëzve
unë s’kam shkelur qysh më 1921:
Në xhami, në kishë, në sinagogë, në teqe, te falltari,
Por e kam kthyer ndonjëherë filxhanin ta shoh.
Botohem në tridhjetë a dyzet gjuhë,
Por në gjuhën time, në Turqi, jam i ndaluar.
Deri tani s’më ka zënë kanceri,
S’është me domosdo të të zërë.
S’do të bëhem kryeministër, etj,
Dhe s’kam asnjë prirje për këso lloj punërash.
Nuk kam qenë në luftë,
Nuk kam zbritur netëve në strehime,
Avionët që fluturonin ulët
s’më kanë zënë të shpërngulur rrugëve,
Por gati gjashtëdhjetë vjeç rashë në dashuri.
Me një fjalë, shok,
Sot në Berlin, duke ngordhur prej mallit, si qen,
mund të them se kam jetuar si njeri.
Ama, dhe sa kohë më mbetet të jetoj
Dhe çka mund të më ndodhë tjetër
Kush e di?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Epoka e pendesës: Brezi Z u rrit i ngjitur për ekranin dhe humbi kënaqësinë e të qenit njeri

Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë
Homazh për Kiço Blushin: Atë dhe Vangjush Furxhiun i ngelën në gjimnaz në Letërsi, në lëndën që u bënë figura kombëtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa