Auto Mita hap fushatën “Rikthehemi Zero Zero” – zgjedhja është e juaja: Nissan, Renault apo Dacia

Auto Mita ka hapur fushatën më të re – “Rikthehemi Zero Zero”.
Ashtu si në një fushatë zgjedhore, ku secili zgjedh kandidatin e preferuar, edhe këtu klientët kanë mundësinë të zgjedhin veturën e tyre ideale. Dallimi është se këtu çdo zgjedhje është fituese: çmime të ulëta, benefite konkrete dhe surpriza që vijnë menjëherë pas vendimit.
Auto Mita vjen me një paketë të plotë përfitimesh që e bëjnë këtë kampanjë të pakrahasueshme:
- Deri në 500 € në Rrotën e Fatit pas blerjes së veturës
- 5 vite garancion
- 1 vit kasko FALAS
Këto nuk janë thjesht lehtësira – janë garanci që çdo blerës fiton siguri, komoditet dhe vlerë afatgjatë për investimin e tij.
Në këtë “zgjedhje”, klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë modelesh të Nissan, Renault dhe Dacia, me çmime promocionale që nisin nga vetëm 15,990 €.
Dacia Bigster Expression Full Hybrid 1.8 155KF me ndërrues automatik, tani nga 30,990€ në vetëm 28,490€!

Nga SUV të fuqishëm dhe vetura familjare praktike, te modelet urbane kompakte dhe hibridet moderne, Auto Mita ka menduar për çdo stil jete dhe nevojë të përditshme – duke e bërë zgjedhjen e veturës së re më të lehtë se kurrë
Çdo model është menduar për të ofruar një kombinim mes çmimit të arsyeshëm, teknologjisë së avancuar dhe përvojës së re në vozitje.
Një fushatë ku të gjithë dalin fitues
Nëse zgjedh një Nissan për performancë dhe inovacion, një Renault për teknologji dhe elegancë, apo një Dacia për ekonomi dhe prakticitet – çdo opsion është një fitore për shoferin.
Ndryshe nga fushatat e zakonshme, këtu nuk ka humbës: çdo klient fiton me Auto Mita.
Vizitoni Auto Mita dhe bëhuni pjesë e kampanjës “Rikthehemi Zero Zero”. Oferta është e liituar në kohë, por përfitimet që sjell do t’ju shoqërojnë për vite të tëra në çdo udhëtim.
Për më shumë kontaktoni në:
Telefoni : 045 500 588 & 045 645 666 & 045 500 591
Facebook : AutoMita
Instagram: auto.mita
Web: renault-rks.com























































