LAJMI I FUNDIT:

Austria pritet t’i shpërndajë 651 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit

Austria pritet t’i shpërndajë 651 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit

Austria ka njoftuar se planifikon që deri në muajin gusht t’i shpërndajë 651 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një skeme të Bashkimit Evropian.

Në muajin janar, Komisioni Evropian ka prezantuar planin për shpërndarjen e vaksinave. Austria tha se do të shërbente si koordinatori i këtij mekanizmi për Ballkanin Perëndimor dhe se kjo shpërndarje e parë e dozave mund të ndiqet nga të tjerët.

“Me këtë iniciativë, ne po tregojmë se nuk po e lëmë rajonin pas”, tha ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, përcjell Telegrafi.


Austria ka negociuar marrëveshjen më kompaninë Pfizer për sigurimin e këtyre dozave, megjithatë këto vaksina do të paguhen nga fondet e BE-së.

“Nuk ka absolutisht asnjë lidhje këtu me sigurimin e vaksinave në Austri dhe në vendet e tjera anëtare të BE-së. Këto doza nuk janë nga një kuotë kombëtare dhe janë vaksinat që ka siguruar BE”, njofton Schallenberg.

Ato do të shpërndahen nga fillimi i muajit maj, sipas nevojës së vendeve për këto doza.

Bosnja e Hercegovina do të marrë pjesën më të madhe të vaksinave me 214 mijë doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145 mijë doza, Maqedonia e Veriut me 119 mijë doza dhe Serbia është e fundit me 36 mijë doza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori