Austin Butler dhe Zoe Kravitz u shfaqën shumë të afërt gjatë fotokonferencës së filmit të tyre të ri “Caught Stealing” në Paris, duke nxitur sërish spekulime për një lidhje mes tyre.

Dy aktorët u panë duke përqafuar njëri-tjetrin ndërsa pozonin për fotografi në hotelin luksoz Shangri-La.


Kravitz dukej elegante me një veshje të zezë klasike, ndërsa Butler mbante një kostum të hijshëm, shkruan DailyMail.

101432155 15021667 image a 15 1755787871338

Të dy janë pjesë e filmit komedi-kriminal të Darren Aronofsky, së bashku me emra të mëdhenj si Liev Schreiber, Matt Smith, Regina King dhe Bad Bunny.

Edhe pse më parë janë përfolur për një romancë, burime pranë tyre kanë mohuar lidhjen, duke thënë se janë “vetëm miq” dhe po kalojnë kohë së bashku për shkak të projektit të përbashkët.

101430985 15021667 image a 11 1755787805713

“Caught Stealing”, që del në kinematë britanike më 29 gusht, ndjek historinë e një ish-lojtari bejsbolli (Butler), i cili përfshihet pa dashje në botën e krimit në New York-un e viteve të 90-ta.

Ky është roli më i fundit i profilit të lartë për Butler, pas suksesit me “Dune: Part Two” dhe filmit biografik për Elvis Presley.

Ndërkohë, Kravitz ka debutuar si regjisore me filmin “Blink Twice”, me partnerin e saj Channing Tatum në rolin kryesor. /Telegrafi/

101430997 15021667 image a 10 1755787800348

101431001 15021667 image a 12 1755787808134