LAJMI I FUNDIT:

Audio-incizimet Kusari-Simiq, deputetja e PDK-së: Prokurori i Shtetit urgjentisht t’i ftojë në intervistim Kusarin dhe Kurtin

Audio-incizimet Kusari-Simiq, deputetja e PDK-së: Prokurori i Shtetit urgjentisht t’i ftojë në intervistim Kusarin dhe Kurtin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.  

Deliu-Kodra përmes një statusi në rrjetin social në Facebook u ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të ftojë në intervistim Mimoza Kusari-Lilan dhe kryeministrin Albin Kurti pas publikimit të incizimeve në media, në të cilën përmendet emri i Millan Radojçiq, i kërkuar nga drejtësia.

Haxhiu për audio-incizimet e Kusari-Lilës me Simiqin: Të paligjshme dhe të montuara
Lexo po ashtu Haxhiu për audio-incizimet e Kusari-Lilës me Simiqin: Të paligjshme dhe të montuara

“Është rrënuese për Kosovën kur Ministrja e Drejtësisë e arsyeton koordinimin e Mimoza Kusarit, në emër të Kurtit, me kriminelin Milan Radojçiq, për të cilin ka urdhër-arrest nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe që është në Listën e Zezë të SHBA-ve.


Prokurori i Shtetit, duhet urgjentisht të ndërmarrë veprimet ligjore dhe t’i ftojë në intervistim, deputeten Kusari dhe kryeministrin Kurti, për t’i pyetur për njohuritë e tyre për të kërkuarin e drejtësisë kosovare”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori