LAJMI I FUNDIT:

Audi RS7 Sportback me njëmijë kuaj fuqi dhe me shpejtësi maksimale 363 km/h

Audi RS7 Sportback me njëmijë kuaj fuqi dhe me shpejtësi maksimale 363 km/h

Kjo është një makinë familjare dhe e shpejtë.

Audi RS7 Sportback është një supermakinë. Me një motor 4.0 dhe me njëmijë kuaj fuqi, kjo makinë, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.8 sekonda, transmeton Telegrafi.


Ajo mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 226 mph ose 363 km/orë.

Pra kjo makinë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për vetëm 2.8 sekonda, kurse nga 100 kilometra në 200 km/h e arrin për 5.5 sekonda.

E gjithë kjo performancë nuk vjen me një kosto të lirë – makina kushton rreth 200,000 euro (rreth 223,500 dollarë).

Edhe pse kjo makinë ka shpejtësi jashtëzakonisht të madhe dhe kuaj fuqi shumë, ajo prapë po konsiderohet makinë familjare për shkak të stabilitetit të saj dhe rehatisë që kjo makinë të ofron kur futeni në të. Po ashtu është një makinë që ka mjaft hapësirë edhe për fëmijët në pjesën e pasme të saj.

Por, Audi ka lëshuar edhe një version tjetër të saj, që ka më pak kuaj fuqi, pra 750.

Nëse shikoni videon, mund ta shihni se sa stabile është, edhe pse e arrin shpejtësinë e saj maksimale. /Telegrafi/