LAJMI I FUNDIT:

Ato ia dolën! Gratë e njohura që fituan betejën me kancerin e gjirit

Ato ia dolën! Gratë e njohura që fituan betejën me kancerin e gjirit

Muaji i tetorit i dedikohet parandalimit të tumorit në gji dhe përmes këtij artikulli duam t’u japim kurajo të gjitha grave që po përballen me këtë sëmundje duke rrëfyer historitë e disa grave të njohura të cilat kanë dalë fitimtare

“Sëmundja më ka bërë një person më të mirë. Kanceri më ka dhënë një lloj tjetër force. Ndihem falënderuese që jam në një fazë shërimi, por edhe për sëmundjen e kancerit. Ndihem shumë e lumtur. Është një shans i dytë”, është shprehur Shannen Doherty për revistën Life&Style.


Beteja e saj zgjati me vite, u dokumentua hap pas hapi nga mediet sociale, madje edhe kur ylli nuk mund të ngrihej dot në këmbë për shkak të kimioterapisë dhe e shihte të vështirë të imagjinonte një të ardhme. Por në fund super Brenda Walsh e Beverly Hills doli fituese.

Për fat të keq tek Olivia Newton-John tumori u kthye për herë të tretë pas diagnostikimit të parë në vitin 1992, kur ishte 44 vjeç dhe pas një operacioni, 8 muajsh kimioterapi dhe dy relapseve, në vitin 2013 dhe 2017, aktorja pohoi se kanceri kishte përparuar dhe i kishte prekur edhe kolonën vertebrale.

Tani beteja është në rrugë e sipër, por Sandy e ëmbël e ‘Grease’ nuk ndalet së luftuari, shkruan Living. ‘Im shoq është gjithmonë me mua, të më mbështesë dhe besoj se do të fitoj. Ky është qëllimi im”, është shprehur ajo.

Pasi iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë në shkurt të vitit 2013, këngëtarja Anastacia zbuloi se kanceri i gjirit i ishte kthyer për herë të dytë, duke e detyruar kështu të anulonte turneun për t’iu nënshtruar trajtimeve të reja. Sot i tregon me krenari plagët ‘sepse ato janë pjesë e rrugëtimit tim’.

Kylie Minogue zbuloi një gjëndër në gjoksin e saj të majtë gjatë një vetë-ekzaminimi, e cila u pasua nga një mastektomie pjesshme dhe një cikël kimioterapie dhe rrezatimi. Ajo është shumë mirë tani!

Edhe Vera Ora, mamaja e Rita Orës ka dalë fitimtare nga beteja me kancerin e gjirit.

“Si mjeke dhe si grua e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit, u drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe bëjini kontrollet paraprake rregullisht. Sot jam e lumtur që përballova këtë sfidë dhe duke mbështetur e orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time, Rita Ora”, është shprehur ajo në një videomesazh dy vite më parë. /Telegrafi/