LAJMI I FUNDIT:

Atletja shqiptare kualifikohet në finalen e 1500 metrave që po mbahet në Beograd

Atletja shqiptare kualifikohet në finalen e 1500 metrave që po mbahet në Beograd

Luiza Gega kualifikohet me sukses në finalen e 1500 metrave për femra, në Europianin që po zhvillohet në Beograd.

Atletja shqiptare u rendit e dyta në baterinë e saj duke siguruar kualifikimin direkt për në finalen që do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 19:45, ku Gega synon të marrë një tjetër medalje.

28-vjeçarja garoi në baterinë e 3 të kualifikuese dhe regjistroi kohën e 4 minuta 13 sekonda e 40 të qindtat. Ajo u rendit e dyta në këtë bateri pas polakes, Sofia Ennaoui, transmeton Supersport.


Luiza Gega zë vendin e tretë në Paris
Lexo po ashtu Luiza Gega zë vendin e tretë në Paris

Në total koha e Luiza Gegës ishte e 9-ta nga 19 garuese që u kualifikuan në 3 bateritë kualifikuese.

Rezultati i Gegës është pothuajse 3 sekonda më i mirë se ai që atletja shqiptare regjistroi vitin e kaluar në të njëjtën garë në Botërorin e Sallave të Mbyllura, ku zuri vendin e 16-të.

Gjithsesi duke qenë një garë kualifikuese, ku atletet përgjithësisht nuk japin më të mirën e tyre, ka pritshmëri të mëdha për Gegën sa i përket finales meqenëse koha më e mirë e Gegës në këtë disiplinë është 4 minuta 2 sekonda e 63 të qindtat, të cilën e vendosi në vitin 2015 në Doha të Katarit, ndërsa në sallat e mbyllura koha e saj më e mirë është 4 minuta 6 sekonda dhe 89 të qindtat.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori