LAJMI I FUNDIT:

Atletikës ruse u ndalohen garat ndërkombëtare, përfshirë Rio 2016

Atletikës ruse u ndalohen garat ndërkombëtare, përfshirë Rio 2016

Federata Ruse e Atletikës është suspenduar përkohësisht nga garat ndërkombëtare, përfshirë edhe Lojërat Olimpike, për përfshirje të dyshuar në doping.

Federata Ndërkomëbtare e Atletikës mori masa pas publikimit të raportit nga Agjencia Botërore Anti-Doping për doping të “sponsporizuar nga shteti”, transmeton Koha.net.

Këshilli i IAAF ka votuar me 22 vota pro dhe 1 kundër që Rusia të ndalohej.

Ky suspendim për atletët rusë do të thotë mospjesëmarrje në garat ndërkombëtare si World Athletic Series dhe Lojërat Olimpike “Rio 2016”, të cilat fillojnë më 5 gusht të 2016-tës.