Granit Xhaka është përfshirë në planet e Atletico Madridit si zëvendësues potencial i Rodrit dhe si një alternativë për Marcos Llorenten e Real Madridit - raporton Mundo Deportivo.

Klubi spanjoll do ta humbë Rodrin, i cili do ta vazhdojë karrierën të Manchester City, prandaj duhet ta përforcojnë mesfushën para fillimit të sezonit të ri.


Llorente është zgjedhja e parë në listën e Atleticos, por klubi madrilen heziton t'ia paguajë 50 milionë euro rivalit të qytetit.

GranitXhakaArsenal 2 Granit Xhaka (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Prandaj, janë duke u përpjekur që ta bindin Arsenalin që ta lëshojë mesfushorin shqiptar, megjithëse ky është një mision shumë i vështirë.

Vet Xhaka, ditë më parë deklaroi se nuk planifikon të largohet dhe se do ta vazhdojë karrierën në Emirates Stadium. /Telegrafi/

telegrafi sport app