LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid – Real Madrid, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë lokal në La Liga

Atletico Madrid – Real Madrid, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë lokal në La Liga
Foto: Marca

Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në La Liga.  

Los Colchoneros janë nikoqir të Los Blancos në derbin e zjarrtë lokal që pritet të zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano nga ora 16:15.

Ekipi i Diego Simeones ka pasur luhatje në ndeshjet e fundit, por vjen nga një fitore e madhe te Villarreali dhe synon ta vazhdojë serinë për të mbajtur distancën me ndjekësit, Barcelonën dhe Realin.


Në anën tjetër, ekipi i Zinedine Zidane është në formë të lartë me katër fitore radhazi dhe një barazim, ndërsa synon të dalë i pamposhtur nga ky udhëtim për të mbetur në garë për titull.

Sikurse Simeone, ashtu edhe Zidane kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Atletico Madrid: Oblak; Savic, Felipe, Hermoso; Trippier, Marcos Llorente, Koke, Lemar, Carrasco; Correa, Luis Suarez.

Real Madrid: Courtois; Lucas Vazquez, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Rodrygo.

/Telegrafi/