LAJMI I FUNDIT:

Atletët e Kosovës garuan të barabartë me shtetet tjera në Kampionatin Ballkanik U-20 në Beograd

Atletët e Kosovës garuan të barabartë me shtetet tjera në Kampionatin Ballkanik U-20 në Beograd
(Foto: Facebook/KOK)

Atletët tanë kanë thyer bllokimin e vazhdueshëm të Serbisë që iu është bërë sportistëve tanë. Ata garuan të barabartë me të gjitha shtetet tjera në Kampionatin Ballkanik U-20, që të shtunën dhe të dielën u mbajt në Beograd të Serbisë – thuhet në një postim të faqes zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës në Facebook.

Garuesit tanë u përfaqësuan me simbolet tona shtetërore, duke përdorur emrin Kosova në fanellat garuese dhe rekuizitat tjera sportive, kurse flamuri ishte i paraqitur ne tabelat e rezultateve.

Shkaku i Kosovës, Federata Ballkanike ka vendosur që asnjë flamur i ndonjë shteti të mos valojë në Kampionatin Ballkanik.


(Foto: Facebook/KOK)

Përfaqësimi i atletëve tanë në një garë ndërkombëtare në Beograd, është i pari, dhe vjen pas refuzimit të vazhdueshëm të Serbisë, e cila ua kishte ndaluar sportistëve tanë pjesëmarrjen me simbole shtetërore dhe fanella me mbishkrimin Kosova. Së fundi një gjë e tillë u kishte ndodhur boksierëve, që nuk u lejuan të marrin pjesë në botërorin e mbajtur në Beograd.

Atletët kosovarë pjesë e Kampionatit Ballkanik në Beograd, selektori e quan ngjarje historike
Lexo po ashtu Atletët kosovarë pjesë e Kampionatit Ballkanik në Beograd, selektori e quan ngjarje historike

Ekipi i atletëve tanë u përbë nga Florentina Restelica, Sara Susuri, Ejona Shala, Enis Bytyçi, Granit Ahmeti dhe Olti Bytyqi.

(Foto: Facebook/KOK)

Sa i përket rezultateve, Sara Susuri në disiplinën 60m u rendit e 12-ta me rezultat 8.15. Olti Bytyqi  në disiplinën 800m u plasua i shtati me rezultat 2:00.92, Ejona Shala në 1500m ishte e 9-ta me rezultat 5:16.80, Florentina Restelica në disiplinën 400m zuri vendin e dhjetë me rezultat 1:02.74, Enis Bytyqi në disiplinën 400m doli i nënti me rezultat 51.85, dhe Granit Ahmeti në disiplinën 400m u plasua i 11-ti me rezultat 53.03. Gresa Bakraqi theu rekord të Kosovës në disiplinën 800m për femra me rezultat 2:09.53.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori