LAJMI I FUNDIT:

ATK fton tatimpaguesit që t’i deklarojnë të ardhurat dhe paguajnë tatimet

ATK fton tatimpaguesit që t’i deklarojnë të ardhurat dhe paguajnë tatimet

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka rikujtuar të gjithë personat fizik jo afarist, personat fizik afarist dhe personat juridik, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me Legjislacionin Tatimor.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë tatimin dhe Kontributet Pensionale.

“Për personat fizik jo afarist, personat fizik afarist dhe personat juridik, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas Legjislacionit Tatimor”, thotë ATK-ja në njoftimin për media.


Andaj, ATK, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me Legjislacionin Tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori