Administrata Tatimore e Kosovës ka ritheksuar se të gjithë personat të cilët ofrojnë shërbime si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
ATK thekson se në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale.
“Të gjithë personat të cilët krijojnë të ardhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës nga aktiviteti i tyre si ‘freelancer’, ‘influencer’ ‘out-source’ etj., janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas rregullave mbi objektin e tatimit bazuar në legjislacionin tatimor të Kosovës në fuqi.
Kur shërbimi si ‘freelancer’, ‘influencer’ ‘out-source’ etj., ofrohet si i punësuar, të ardhurat nga paga i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga punëdhënësi vendor, ndërsa nëse i punësuari gjendet në Kosovë dhe punëdhënësi jashtë Kosovës, atëherë personi përfitues obligohet që individualisht të bëjë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional”, thuhet në njoftim.
Deklarimi dhe pagesa e tatimit për të ardhurat e realizuara nga aktiviteti “freelancer”, “influencer” “out-source” etj, bëhet përmes Sistemit Elektronik EDI, në periudhë vjetore apo mujore, varësisht nga zgjedhja që bën personi.
“Nëse personi (i punësuari) zgjedh të deklaroj dhe paguaj tatimin me deklaratë vjetore, deklarimi dhe pagesa e tatimit bëhet nga data 01.01. deri 31.03. të vitit vijues për vitin paraprak, ndërsa kur personi (i punësuari) zgjedh të deklaroj dhe paguaj tatimin në periudhë mujore, deklarimi dhe pagesa e tatimit bëhet nga data 01 deri 15 të muajit pasues për muajin paraprak”, thuhet në njoftim.
Sipas ATK-së, kur shërbimet e ofruara si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., konsiderohen aktivitete ekonomike të pavarura, aktiviteti i tillë kërkohet të regjistrohet përmes ARBK-së dhe për të ardhurat e krijuara si biznes i regjistruar në Kosovë, deklarimi dhe pagesa e tatimit i nënshtrohet rregullave për pagesë si të ardhura nga shërbimet me normën 9% në qarkullimin bruto apo sipas rregullave ligjore për të ardhura reale.
“Gjithashtu, të ardhurat nga aktiviteti ekonomik duhet të trajtohen sipas rregullave ligjore edhe për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’iu përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK-ja, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor”, thuhet tutje në komunikatën e ATK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata