LAJMI I FUNDIT:

ATK: 15.8 milionë euro të hyra më shumë së planifikimi për katër muajt e parë të vitit 2021

ATK: 15.8 milionë euro të hyra më shumë së planifikimi për katër muajt e parë të vitit 2021
Administrata Tatimore e Koso

Përveç ofrimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, inkasimi i të hyrave është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK në njoftimin për media bën të ditur se për katër muajt e parë të këtij viti është duke shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, ku ky trend i inkasimit ka tejkaluar edhe pritshmërit që ATK ka pasur për periudhën janar-prill 2021.

“Gjatë kësaj periudhe, ATK ka inkasuar 201.3 milionë euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje  për 37.2% apo 54.6 milionë euro më shumë, ndërsa në krahasim me planin kemi inkasuar 15.8 milionë euro më shumë ose 8.6%”, thuhet në njoftim.


Bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të ketë realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim.

ATK, inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori