LAJMI I FUNDIT:

Atik Koshi: Vëllaznimi i lumtur që është pjesë e Superligës

Atik Koshi: Vëllaznimi i lumtur që është pjesë e Superligës
(Foto: basketbolli.com)

Vëllaznimi i Gjakovës është rikthyer në elitë. Pas një viti në Ligën e Parë, kuqezinjtë u rikthyen, por me ambicie më të mëdha.

Klubi kuqezi është përforcuar me basketbollistë vendorë dhe të huaj, që të jenë sa më konkurrues në elitë.

“Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e Superligës. Tifozët janë shumë të lumtur dhe mezi po e presim edicionin e ri. Mobilizimi është i madh. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, ku gjithashtu kemi zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore”, ka thënë Atik Koshi për faqen zyrtare të FBK-së.


Skuadrat e elitës kanë bërë shumë përforcime, ku pothuajse të gjitha ndeshjet do të jenë shumë interesante. “Besoj se do të jetë një kampionat shumë interesant dhe me shumë ndeshje sfiduese. Asnjë përballje nuk do të jetë e lehtë, andaj ne do të japim më të mirën tonë në çdo sfidë në garat e Superligës”, ka shtuar tutje Koshi.

Vëllaznimi në ndeshjen e parë është mysafir i Bashkimit. “Do të angazhohemi maksimalisht në synimet që i kemi. Do të jetë një ‘arrë e fortë’ për çdo kundërshtar”, nënvizoi basketbollisti i Gjakovës.

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori