LAJMI I FUNDIT:

ATDHEUT

ATDHEUT

Poezi nga: Ivan Bunin
Përktheu: Hera Çuka

Ata, mosmirënjësit, do të tallen me ty,
ata gjithmonë do të fajësojnë ty.
Për thjeshtësinë tënde,
për shtëpinë e shkatërruar …

Si djali plangprishës, cinik deri në pafytyrësi,
që turpërohet prej miqve nga qyteti
me nënën e vet –
të trishtuar, të lodhur, të frikësuar.


Hedhur mbi të, një buzëqeshje përbuzëse,
për tërë atë kohë të saj, hequr zvarrë
prej stërmundimit
për të parë birin e vet-
e falur monetën e fundit,
që e pat kursyer me aq mund.