LAJMI I FUNDIT:

Atdhe Arifi: Ky nuk është gjyqi i Vetëvendosjes terroriste, por i Astrit Deharit

Atdhe Arifi: Ky nuk është gjyqi i Vetëvendosjes terroriste, por i Astrit Deharit

Gjatë deklarimit rreth fajësisë për sulmin në Kuvend, i akuzuari Atdhe Arifi para trupi gjykues ka thënë se ky nuk është gjyqi i Vetëvendosjes terroriste, por i Astrit Deharit.

“Ky nuk është gjyqi i Vetëvendosjes terroriste, por i Astrit Deharit”, u shpreh i akuzuari Arifi.

Këtë deklarim, i akuzuari Arifi e bëri të martën, në seancën e rigjykimit ndaj tij, ish-deputetit Frashër Krasniqi dhe aktivistëve Adea Batusha dhe Egzon Haliti, të cilët po akuzohen për sulmin në Kuvend.


Pas Arifit, fajësinë e mohuan edhe të akuzuarit e tjerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ndjehem plotësisht i pafajshëm“, ka deklaruar i akuzuari Frashër Krasniqi.

Përsëri deklarohen të pafajshëm ish-deputeti Frashër Krasniqi dhe aktivistët e VV-së për sulmin në Kuvend
Lexo po ashtu Përsëri deklarohen të pafajshëm ish-deputeti Frashër Krasniqi dhe aktivistët e VV-së për sulmin në Kuvend

I pafajshëm u deklarua edhe i akuzuari Egzon Haliti, i cili para gjykatës tha “Plotësisht i pafajshëm.

Kurse, Adea Batusha deklaroi “Jam e pafajshme”.

Seanca në këtë rast është duke vazhduar.

Ish-deputeti Frashër Krasniqi dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi  po rigjykohen për sulmin në Kuvend, por kësaj here para një trupi tjetër gjykues.

Në këtë proces gjyqësor, i cili ishte kthyer në rigjykim, katër të akuzuarit po dyshohen nga Prokuroria Speciale si përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori