Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtimin e tyre te Atalanta në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka dështuar të fitojë edhe në ndeshjen e tretë me radhë në kampionatit italian.


Ky dështim ka bërë që Nerazzurrët të mbeten ende jashtë katër vendeve të para, duke mbetur jashtë objektivit kryesor për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte portieri i Interit, Samir Handanovic, i cili u vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për sulmuesi e vendasve, Musa Barrow, i cili u notua me 6.1.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili pati paraqitje të lartë duke u vlerësuar me notë 7.1. /Telegrafi/ Atalanta:

notat interi e1523739046103

Inter: 

notat interi 1 e1523739062138

telegrafi sport app