Në dizajnin e Kurrikulumit të ri të Kosovës, organizuar nga MASHT e në mbështetje të Projektit nga Education SWAP, në tetor të vitit të kaluar, janë angazhuar ekspertë nga të gjitha fushat mësimore. Në mesin e tyre është edhe grupi punues në Fushën Mësimore “Jeta dhe Puna” anëtarët e të cilit janë përzgjedhur dhe intervistuar nga punonjësit e MASHT-it.

Grupi punues, këtë detyrë të caktuar e mori me shumë seriozitet duke u angazhuar maksimalisht dhe duke punuar individualisht në shtëpi dhe në 16 takime pune në grupe (3 në Hotel Grand dhe 13 në lokalet e MASHT-it), për realizimin e objektivave të Projektit nga Education SWAP. Anëtaret e grupit punues ju kanë qas punës me përgjegjësi, duke mos lënë punën e përditshme anash, duke mos kursye kohën dhe as shpenzimet e udhëtimit nga qytete të ndryshme të Kosovës, me një pagë të vogël, kanë kontribuar në realizimin e një projekti shumë të rëndësishëm për shtetin tonë.


Më rastin e hapjes së kësaj punëtorie, A. Bërdynaj, drejtor i Departamentit të Zhvillimit të AP dhe A. Istogu, drejtor i Departamentit të Administratës së AP, garantuan se do të bëhet kompensimi në të holla për kohën dhe mundin që do të kalojnë në realizimin e detyrave që i presin.

Në fillim të punës, anëtaret e grupeve punuese kërkuan Kontratë mbi vepër për punën qe do të kryejnë, por një kërkesë të tillë, nuk u realizua nga organizatoret e Projektit me arsyetim se duhet te gjendet një modus i përshtatshëm ligjor për pagesë. Mirëpo ndodhi ajo qe as kush nuk e prite, modusi u gjet vetëm për një pjesë të pjesëmarrëseve. MASHT-i, koordinatorët dhe organizatorët e Projektit Education SWAP, para disa ditësh, bënë kompensimin në të holla vetëm për veten, anëtarët e Ekipit Teknik të organizimit, Koordinatorët e grupeve punuese, Zëvendës koordinatorët dhe Bashkë koordinatorët e grupeve punuese. U shpërblyen vetëm ata qe “ishin nën dardhë” e nuk patën shpenzime, ndërsa, ata qe investuan nga xhepat e vet, për rrugë e shpenzime tjera, edhe pas tetë muajve, kompetentet e organizimit te këtij projekti as qe e panë të udhës, bile se paku të i ngushëllojnë për mashtrimin dhe injorimin qe ju kanë bërë.

Kjo formë e gabuar dhe antiligjore që është bërë ndaj anëtareve të grupeve punuese, duke bërë pagesën (kompensimin) vetëm për Ekipin Teknik të organizimit, koordinatorët, zëvendës/koordinatorët dhe bashkë/koordinatorët e grupeve punuese, është një veprim jo korrekt, duke bërë diskriminim ndaj

anëtareve të grupeve punuese. U shpërblyen: “Ata qe rrinin nen dardhë dhe i hëngrën dardhat”, e këta që e punuan arën, mbeten gojëhapur.

Këto veprime janë në kundërshtim me etiken e punës të një institucioni qe trumbeton për reformat dhe rezultatet e arritura ne arsim gjate kësaj dekade. Mos reagimi i personave përgjegjës të MASHT-it në lidhje me këtë diskriminim të pa parë, të çon të mendosh se edhe ky institucion i ngritur për zhvillim dhe reforma në arsim, në fakt është kthyer në mbrojtës të interesave të një grupi qe mendojnë vetëm për veten e vet.

Anëtaret e grupeve punuese, ndjehen akoma më të fyer për faktin se janë pjesëmarrës në dhënien e mendimeve, hartimin dhe dizajnin e Kurrikulumit Bërthamë te Kosovës, në përkufizimin e Rezultateve Mësimore, dhe pikërisht këta bëhen viktimë të mosrealizimit te kompensimit për kohen e angazhuar.

Anëtaret e grupeve punuese te Projektit Education SWAP, mbesin me shpresë, për një reagim të shpejtë nga kompetentet e MASHT-it, se e drejta e tyre për kompensim do të realizohet ashtu si është bërë për Ekipin Teknik të organizimit, koordinatorët, zëvendës/koordinatorët dhe bashkë/koordinatorët.