LAJMI I FUNDIT:

Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shikojnë këtë fotografi (Foto)

Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shikojnë këtë fotografi (Foto)

Melanie Tan Pelaez nga Australia, ka qenë duke shikuar film në iPhone 7 i cili ishte duke i mbushur me energji, kur e ka zënë gjumi.

Por, ku ajo është zgjuar nga gjumi e ka parë në dorë një shenjë të kuqe, në vendin ku e kishte pasur telefonin si dhe aty ku ka qenë kablloja, transmeton Telegrafi.


Gruaja shtatzënë ka thënë se ka bërë gjumë të vështirë, sepse gjatë tërë kohë ka ndjerë dhimbje, mpirje, djegie si dhe zënie të frymës.

“Ky është përfundimi i fjetjes me telefon derisa është duke u mbushur. Kam dhimbje të lehta, por shenjat e djegies nuk po më hiqen”, ka shkruar 34-vjeçarja në Facebook.

Mjekët i kanë thënë asaj se ka marrë djegie sipërfaqësore, si pasojë e tejnxehjes.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Apple kanë thënë se nuk ka mundësi të ndodhë, sepse po që se nxehet tepër pajisja ndalet vet.

Megjithatë, telefoni është dërguar në bazën në Kaliforni për ekzaminim. /Telegrafi/

pic - facebook/ Melanie Tan Pelaez Woman fell asleep with iPhone https://www.facebook.com/melanietanpelaez