Disa imazhe të publikuara thuhet se kanë treguar trupat e Kim Jong Un duke u grumbulluar në kufirin me Korenë e Jugut, pas anulimit të marrëveshjes së tyre të paqes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet vijnë pasi lëshimi i një sateliti spiun nga Pheniani javën e kaluar nxiti tensionet në gadishull dhe e shtyu Seulin të pezullonte pjesërisht marrëveshjen.
Por Pheniani që atëherë është tërhequr plotësisht nga pakti, duke paralajmëruar se “nuk do të lidhej kurrë” më me këtë marrëveshje.

Si rezultat, trupat e Koresë së Veriut janë shpërndarë në Zonën e Çmilitarizuar Koreane (DMZ) për të rikthyer postet e rojeve të larguara sipas marrëveshjes së vitit 2018, tha ushtria e Seulit të hënën.
Agjencia e Lajmeve Yonhap gjithashtu raportoi se ushtarët e Koresë së Veriut “u panë duke rindërtuar pikat e rojeve nga e premtja”, sipas një zyrtari ushtarak.
Kështu, u tha se të 11 pikat e tërhequra sipas marrëveshjes pesëvjeçare pritej të riktheheshin.

Madje, sipas burimeve ushtarake në Korenë e Veriut, trupat janë vendosur nën urdhrat për të qëlluar me armë, siç raportohet nga Daily NK.
Në këtë drejtim, zyrtarët e ministrisë zbuluan foto që tregonin trupat që mbanin ato që dukej të ishin armë dhe duke qëndruar roje natën.
Ndryshe, zhvillimi i përshpejtuar i programeve të saj të armëve nga Koreja e Veriut ka alarmuar më parë Seulin.

Koreja e Jugut vendosi “asetet e vëzhgimit dhe zbulimit” në kufi pas lëshimit të satelitit, në atë që ushtria e saj tha se ishte një “masë thelbësore” për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut.
Në përgjigje, Pheniani tha se do të “dislokonte forca të armatosura më të fuqishme dhe pajisje ushtarake të tipit të ri në rajon përgjatë vijës së demarkacionit ushtarak” midis dy Koreve.
E nisja e javës së kaluar e “Malligyong-1” ishte përpjekja e tretë e Phenianit për të siguruar “një sy ushtarak në qiell” pas dy dështimeve në maj dhe gusht.

Nisja tërhoqi dënimin nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, për “efektin e tij destabilizues në rajon”.

Por vendosja e suksesshme e një sateliti spiun në orbitë do të përmirësonte aftësitë e Koresë së Veriut për mbledhjen e informatave, veçanërisht mbi Korenë e Jugut, dhe do të siguronte të dhëna thelbësore në çdo konflikt ushtarak, thonë ekspertët.
Në një vizitë në qendrën e kontrollit të hapësirës në Phenian të hënën, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shprehu “kënaqësi të madhe” për përgatitjet për misionin e zbulimit të satelitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit