LAJMI I FUNDIT:

Ata ishin në katin e 16-të të ndërtesës kur vunë re tymin: Nëna nga Afrika e Jugut rrëfen momentin, tregon se si e hodhi vajzën e saj të vogël tek disa ‘te disa të panjohur’

Ata ishin në katin e 16-të të ndërtesës kur vunë re tymin: Nëna nga Afrika e Jugut rrëfen momentin, tregon se si e hodhi vajzën e saj të vogël tek disa ‘te disa të panjohur’

Një nënë që hodhi foshnjën e saj te një turmë nga një ndërtesë e mbushur me tym në qytetin bregdetar të Afrikës së Jugut, Durban, ka shprehur mirënjohjen e saj për ata që shpëtuan vajzën e saj, e cila mbush dy vjeç muajin tjetër.

“E vetmja gjë që mund të bëja ishte të besoja te ta, edhe pse nuk i njihja”, ka thënë Naledi Manyoni, duke treguar se si ajo, po ashtu edhe vajza e saj tanimë janë më mirë.

Ndërtesa në të cilën ishin, u dogj nga plaçkitësit, në trazirat që u shkaktuan nga burgimi i ish-presidentit Jacob Zuma.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, 79-vjeçari u dënua për përbuzje të gjykatës muajin e kaluar pasi nuk arriti të merrte pjesë në një hetim për korrupsionin gjatë presidencës së tij.

Ai u dorëzua në polici të mërkurën e kaluar për të filluar vuajtjen e dënimit të tij me 15 muaj burg, por kjo shkaktoi protesta të dhunshme, sulme me zjarrvënies dhe plaçkitje oportuniste në provincën e tij të lindjes KwaZulu-Natal dhe u përhap në qytete të tjera.

Si pasojë, të paktën 72 njerëz kanë vdekur në atë që presidenti Cyril Ramaphosa i ka përshkruar si disa nga dhuna më e keqe që ka parë Afrika e Jugut që nga vitet 1990, para fundit të sundimit të “pakicës së të bardhëve”.

Si u shpëtua foshnja Melokuhle?

Kameramani i BBC Thuthuka Zondi ka qenë ai që filmoi zonjën Manyoni duke hedhur Melokuhle, kur ata ishin në një rrugë në qendër të qytetit të Durban të martën pasdite pasi ishte goditur nga plaçkitësit.

Ata që bastisnin dyqanet në katin e parë kishin ndezur një zjarr në ndërtesën në të cilën zonja Manyoni kishte qenë duke vizituar partnerin e saj.

Ata po qëndronin në katin e 16-të të bllokut të apartamentit kur vunë re se tymi ngrihej.

Ashensori nuk po funksiononte për shkak të zjarrit, kështu që zonja Manyoni vrapoi furishëm nëpër shkallë me foshnjën e saj.

Megjithatë, ajo nuk ishte në gjendje të shkonte në katin e parë pasi zona ishte bllokuar.

Ajo thotë se arriti të depërtonte në një zonë ballkoni në katin e dytë ku u bëri thirrje kalimtarëve për ndihmë.

“Gjithë çfarë mund të mendoja ishte të sigurohesha që fëmija im të jetonte”, ka rrëfyer ajo, përcjell Telegrafi.

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje rreth 20 minuta pasi njerëzit në turmë kishin filluar të shpëtonin banorët e tjerë me shkallë – kur edhe zonja Manyoni u ribashkua me vajzën e saj.

Ajo i tha BBC se ata arritën të ktheheshin në banesë rreth mesnatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori