Ylli argjentinas, Lionel Messi ka lavdëruar ish-klubin e tij Barcelonën për mundësinë e dhënë talentëve të rinj që vijnë nga akademia.

Messi është kthyer të flasë pas një kohe për ish-skuadrën e tij, Barcelonën, për të cilën ka pasur vetëm fjalë të mira, sidomos sa i përket trajtimit të lojtarëve të rinj.


“Është fantastike të shohësh të rinjtë të marrin mundësitë e tyre te Barca”, ka thënë fillimisht Messi.

“Ata [të rinjtë] përgjigjen në këtë mënyrë sepse e njohin klubin më mirë se kushdo tjetër”.

“Ata janë mësuar të luajnë në këtë mënyrë që kur ishin të vegjël, në La Masia”, përfundoi ylli argjentinas.

cubarsi lamine. 1

Asnjë klub tjetër që lufton për Ligën e Kampionëve nuk mund të mburret me më shumë adoleshentë në formacionin e tyre titullar. Barcelona ka dy 17-vjeçarë si Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi që fillojnë ndeshjet e mëdha të Ligës së Kampionëve.

Barcelona gjithashtu ka të rinj si Marc Casado, Gavi, Hector Fort dhe Sergi Dominguez që luajnë ndeshje në La Liga. Ata u edukuan në Akademinë e famshme të Barçës, La Masia. /Telegrafi/

telegrafi sport app