Aston Villa e ka mposhtur Arsenalin 1-0 në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.

Golin e vetëm për takimin që u zhvillua në Villa Park e realizoi Trezeguet me një asistim të Tyrone Mings.


Aston Villa ishte skuadër më e mirë në fushë dhe u notua me 6.78, ndërsa Arsenali mori vlerësimin 6.17.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Trezeguet që realizoi golin e vetë, duke u notuar me 8.0.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje ishte Pierre-Emerick Aubameyang që u vlerësua me 5.8.

Paraqitje të mirë në këtë humbje të Arsenali kishte Granit Xhaka që u inkuadrua në pjesën e dytë, e që mori notën 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

mings Notat e lojtarëve të Aston Villës (Foto: WhoScored)

arsena Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app