Poezi nga: Heinrich Heine
Përktheu: Sinan Vaka

Çdo ditë hijeshinë falte
E mira bijë e Sulltanit,
Ku ndrinin ujrat si ylbere
Mermerit, sipër shatërvanit.


Çdo ditë priste skllavi i ri,
Në mbrëmje krejtësisht i qetë,
Dhe ujrat loznin hijeshi,
Por dukej pamjes më i zbehtë.

Një çast princesha i afrohet,
E sedërton me gurgullimë:
- Emri djalosh a të kujtohet,
Dhe gjindja jote prej nga vinë?

E skllavi i thotë mes psherëtime:
- Jam Mohamedi i mallkuar
Dhe ASRA quhet raca ime,
Që lind dhe vdes e dashuruar.