Kohëve të fundit janë shtuar presionet e ndërkombëtarëve ndaj Qeverisë së Kosovës, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërkombëtarët kanë deklaruar se Kosova duhet të përmbushë kërkesat për krijimin e Asociacionit, i cili buron nga marrëveshja e Brukselit e nënshkruar më 2013.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier gjatë të mërkurës më 9 nëntor në një takim me gazetarë, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Duhet të ketë në tryezë një propozim për Asociacionin”, tha Hovenier, duke theksuar se ai nuk duhet të jetë diçka që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Një kërkesë të njëjtë e pati edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Telegrafi.
Escobar përsëriti se do të “ngulin këmbë” për krijimin e Asociacionit.
“Ne po ashtu po u bëjmë thirrje që të fillojnë ta vënë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në rend dite. Kjo është një kërkesë. Nga pikëpamja jonë dhe ajo e partnerëve të Quint-it, kjo është një kërkesë dhe ne do të ngulim këmbë”, u shpreh Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe zyrtarë nga Bashkimi Evropian. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, kërkoi themelimin e Asociacionit dhe po ashtu kërkoi nga dy palët të gjejnë zgjedhje urgjente ndaj krizës aktuale dhe të jenë të gatshëm për kompromis.
Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media tha se Kosova e ka për obligim ta bëjë një gjë të tillë.
“Është obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të krijojë ose të ndërmarrë hapa për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është obligim ligjor i detyrueshëm i Kosovës dhe mospërmbushja e vazhdueshme jo vetëm që cenon parimin e sundimit të ligjit, por dëmton edhe reputacionin dhe besueshmërinë e Kosovës”, tha Stano.
Kërkesë ndaj Kosovës për krijimin e Asociacionit pati edhe nga Çekia.
“Presidenca Çeke i bën thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione të Kosovës. I bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në dhunë e konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, thuhej në njoftim.
Cili është qëndrimi i palës kosovare rreth krijimit të Asociacionit?
“Presioneve” të ndërkombëtarëve për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i janë përgjigjur edhe krerët e shtetit të Kosovës, e po ashtu edhe politikanë të ndryshëm.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference më 7 nëntor, tha se ka nëntë vjet që përgjigjet për këtë çështje dhe se nuk ka përgjigje të re “për pyetje të vjetër”.
Kurti ka deklaruar disa herë që është kundër formimit të një asociacioni njëetnik. Kryeministri ka shtuar se nuk e kundërshton Asociacionin e komunave.
“Aktualisht, Kosova ka një asociacion komunash, 38 në total. Por unë nuk mund ta pranoj asociacionin mbi bazat e identitetit etnik. Politika mbi bazat etnike nuk është e mundshme. Pra s’mund të krijohet një asociacion mbi baza etnike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Ky fakt është gjithashtu i konfirmuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese tonës në dhjetor 2016”, ka thënë ai.
E presidentja, Vjosa Osmani ditë më parë theksoi se ndërkombëtarët nuk kanë kërkuar asnjë veprim në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e përmendim se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Osmani, duke shtuar se sekretari amerikan Blinken ka rikonfirmuar se nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me Kushtetutën.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Asociacioni duhet të formohet bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“PDK beson që Asociacioni duhet të formohet bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. As më pak e as më shumë. Ajo çfarë duhet të kemi kujdes është krijimi i ndonjë mekanizmi që do të krijonte një nivel të tretë apo të ndërmjetëm të pushtet”, ka deklaruar ajo.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjithashtu ka përmendur se në planin franko-gjerman nuk kërkohet që Asociacioni të krijohet në kundërshtim me Kushtetutën.
“Është Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe çështja e Kishës Serbe. Të dy këto tema janë opsion. Dhe opsioni për Asociacionin është ai kushtetues, pra nuk diskutohet për një formë të veçantë të Asociacionit. Por, theksohet zbatimi i obligimeve të marruar më herët, dhe nuk ka diçka të re në asociacion, që i bie, duhet që të respektohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai, shkruan Telegrafi.
E ish-ministrja e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se krijimi i Asociacionit nuk duhet të jetë i barasvlefshëm për njohje të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në njërën anë emisarët ndërkombëtar për dialogun po na thonë se nuk po u kërkohet as Kosovës as Serbisë t’i ndryshojnë Kushtetutat (për të evituar pyetjet nëse Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit një-etnik me kompetenca ekzekutive). Çmimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive nuk është kundërvlerë e barasvlershme për njohje”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Qëndrimi i Serbisë karshi Asociacionit
Serbia insiston që Asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive. Krerët e shtetit serb kanë thënë se nuk do t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit, nëse Kosova nuk nis punën për themelimin e Asociacionit.
Më 20 tetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se Kosova duhet ta zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë një vizite në Kosovë në muajin shtator, ka thënë se “është koha” për ta formuar këtë Asociacion.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013.
Më 2015, palët nënshkruan Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni.
Po atë vit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje