LAJMI I FUNDIT:

“Asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm”, mbrëmje humanitare për fëmijët e SOS Fshatrave

“Asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm”, mbrëmje humanitare për fëmijët e SOS Fshatrave

“Asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm”, ishte motoja e mbrëmjes humanitare të organizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve me përkrahjen e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Kjo mbrëmje humanitare u organizua me qëllim të mbledhjes së fondeve me të cilat do të mbështeten fëmijët pa përkujdesje prindërore, të braktisur, fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror që të rriten në familje dhe të kenë ngrohtësinë familjare, kujdesin dhe shkollimin e duhur.

I pranishëm në këtë mbrëmje humanitare ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj, të cilët kanë blerë biletat për këtë darkë.


Gjatë fjalës së tij, kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë të parave për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

“Qeveria me vendim të veçantë ka ndarë një shumë të parave për Sos Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë. Këtë e ka bërë në kuadër të mbrëmjes që SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës e kanë organizuar me Klubin e Prodhuesve të Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Në anën tjetër bashkëshortja e kryeministrit, Anita Haradinaj ka treguar se gjatë kohës kur e ka vizituar kryeministrin Haradinaj deri sa ishte në Hagë, fëmijët i kishte lënë nën kujdesin e SOS Fshatit.

“Gjatë kohës sa Ramushi ka qenë në Hagë, fëmijët tonë kanë mbet nën përkujdesjen e SOS Fshatit, kur unë kam udhëtuar për në Hagë”, tha Anita Haradinaj, raporton Telegrafi.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se është kënaqësi që janë duke e përkrahur SOS Fshatin.

Kurse, drejtoresha e SOS Fshatrave, Nezahat Salihu ftoi të gjithë që të kontribuojnë me mjete materiale për SOS Fshatin e Fëmijëve, duke theksuar se edhe një përkrahje sado e vogël për ta është e madhe.

“Nuk jemi biznesmen të zakonshëm,por jemi njerëz që kontribuojmë për mirëqenien e këtyre fëmijëve. Edhe qendra trajnuese do të jetë në dobi të këtyre fëmijëve pasi që aty mund të punësohen e të trajnohen edhe këta fëmijë dhe çdo fëmijë tjetër”, u shpreh Panxha.

Programi i kësaj mbrëmje humanitare më pas ka vazhduar me aktivitete kulturore nga ansambli vokal “Zanat”, këngëtarët Vesa Luma e Denik Prizreni dhe shumë artistë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori