LAJMI I FUNDIT:

Asnjë fakt nuk po e bind Bashkimin Evropian për sanksione ndaj Serbisë, analistët flasin për hezitimin e BE-së

Asnjë fakt nuk po e bind Bashkimin Evropian për sanksione ndaj Serbisë, analistët flasin për hezitimin e BE-së

As pamjet nga droni që tregojnë se terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, kryen ushtrime në bazat ushtarake në Serbi, nuk po e bindin Bashkimin Evropian që të vendos sanksione ndaj këtij shteti.

Bashkimi Evropian nuk po bindet t’i vendosë sanksione Serbisë as pas publikimit të pamjeve që dëshmojnë se terroristët janë trajnuar në bazën ushtarake të Serbisë në Pasuljanske Livade.


Që Serbia ka gisht në sulmin terrorist në Banjskë mund të kenë dyshime, por të paktën Bashkimi Evropian po thotë se hetimi është në duart e Policisë së Kosovës të cilët po bashkëpunojnë me EULEX-in.

Zëdhënësi, Peter Stano, pret bashkëpunim të plotë nga Serbia, ndërsa tek pas përfundimit të hetimeve, do të vendosin nëse do ta sanksionojnë shtetin i cili qëndron para sulmit terrorist.

“Ne duhet ta shohim pikturën e plotë të hetimeve. Nuk do të komentojmë qëndrimet personale, pasi Bashkimi Evropian do të përgjigjet unanimisht nga vendimi i të gjitha vendeve që përbëjnë unionin. Dialogu ka qenë aty për vjet, dhe prioriteti i BE-së është rikthimi në këtë proces. Po të kishte normalizim të marrëdhënieve nuk do të ndodhin këto që ndodhen”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu ​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Analistët politik në Kosovë vlerësojnë se në fazën aktuale nuk janë të rëndësishme afatet kohore, por të mësohet se me çka do të ndëshkohet Serbia.

“Sanksionimi ndaj Serbisë, eventual, nënkupton që edhe Serbia të jetë shumë më serioze dhe më e angazhuar për me e zbatu pjesën e vet të marrëveshjes. Por kjo nuk nënkupton se Kosovës do t’i hiqen obligimet”, ka deklaruar analisti Visar Ymeri.

Ymeri thotë se përkundër atmosferës pozitive që është krijuar në procesin e dialogut nuk pret se do të do të ketë shumë lëvizje.

“Interesimi për me e dëgjua argumentimin e Kosovës ka rënë shumë poshtë për shkak të sjelljes së Kosovës, edhe tash do të kisha dëshiruar që ky interesim me u rizgju. Pra me e dëgjua edhe Kosovën se pse po kërkon zbatim paralel të marrëveshjes, dhe a është kjo diçka që mund të bëhet, besoj se mund të bëhet”, është shprehur më tej Ymeri.

E ky hezitim i BE-së për të sanksionuar Serbinë cilësohet si i papranueshëm.

“Ata të mos ushtrojnë presion të njëanshëm ndaj një pale, pra të jetë i balancuar. E dyta duhet që palët të trajtohen në mënyrë korrekte dhe të pa-anshme dhe e treta këto nuk kanë të drejtë të vendosin masa ose sanksione ndaj palëve”, ka thënë analisti Tomor Avija.

Përkundër që vetë ndërkombëtarët i kishin përkrahur zgjedhjet në veri, qasja e Kosovës dhe prezenca e kryetarëve shqiptarë nëpër komuna, i ka kushtuar Kosovës më sanksione.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ekonomike pas tensioneve në veri gjatë majit dhe qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori