Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2021, në të cilën thuhet se te sektori publik vërehet një rënie të pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitin e kaluar, e cila ka ardhur për arsye se në vitin paraprak (2020) ka pasur përfitime të shtesave në sektorët specifikë.
Sipas tyre, te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim.
“Te sektori publik (pagat që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës) vërehet një rënie të pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitin paraprak, e cila ka ardhur për arsye se në vitin paraprak (2020)ka pasur përfitime të shtesave në sektorët specifikë. Te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se në vitin 2021, pagat mesatare bruto në Kosove ishte 484 euro, derisa në vitin 2020 ishte 466 euro.
“Pra, kishte një rritje prej 18 eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 202 ishte 432 euro, krahasuar me vitin 2020 që ishte 416 euro, një rritje prej 16 eurosh në vitin 2021.
Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2021 ishte 612 euro, duke u rritur për 205 euro, ndërsa, paga mesatare neto nga 366 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në542 euro në vitin 2021.Një rritje prej 176 eurosh”, thuhet tutje në njoftim.
Sa i përket sektorit të ndërmarrjeve publike, paga mesatare bruto në vitin 2012 ishte 561 euro, derisa në vitin 2021 ishte 768 euro.
“Paga mesatare neto nga 502 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 680 euro në vitin 2021”.
Ndërkaq, paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2021 ishte 419 euro, derisa në vitin 2020 ishte 380 euro.
“Pra, kishte një rritje prej 39 eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto në vitin 2021 ishte 376 euro, krahasuar me vitin 2020 e cila ishte 342 euro. Pra, një rritje prej 34 eurosh.
“Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat. Paga mesatare bruto në vitin 2021, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike,gaz,avull dhe ajër të kondicionuar (949 euro); dhe Informim dhe komunikimi(757 euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (281 euro)”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit