LAJMI I FUNDIT:

ASK: Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në shtator ishte më i madh sesa shtatorin e vitit të kaluar

ASK: Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në shtator ishte më i madh sesa shtatorin e vitit të kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin shtator 2023.

Siç njofton ASK numri i fluturimeve dhe udhëtarëve më i madh ka qenë në shtator 2023, sesa krahasuar me shtator 2022, transmeton Telegrafi.


Në muajin shtator 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 990 ose 13,0% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 304 420 ose 20,3% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Shtator 2022).

Transporti Hekurudhor

Në muajin shtator 2023, numri i udhëtarëve ishte 4 990 ose 24,9% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Telefonia Fikse

Në muajin shtator 2023, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 352 ose 5,3% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 294 496 ose 2,8% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Shtator 2022).

Telefonia Mobile

Në muajin shtator 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 655 451 ose 1,1% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 286 535 ose 6,4% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/