Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht 2025.

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 7,7% në muajin gusht 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 536,8 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 498,5 milion Euro në vitin 2024. Eksporti mbulon importin me 12,4%.

Eksporti i mallrave në muajin gusht 2025 kishte vlerën 76,2 milion Euro, ndërsa importi 613,1 milion Euro, që është një rënie prej (-8,7%) për eksport, si dhe një rritje prej 5,3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.


Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme


ASK


Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 18,0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,8% e përbëjnë produktet minerale; 13,8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 7,5% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Foto ASK


Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,5% e përbëjnë produktet minerale; 13,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 11,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8,7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

ASK



ASK


Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 23,4 milion Euro, ose rreth 30,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2,6). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,4%), Holanda (2,4%), Italia (2,1), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 261,7 milion Euro, ose 42,7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7,7%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,0%), Italia (4,2%), Polonia (3,9%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 38,2 milion Euro, ose 50,1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-12,6%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (22,4%), Maqedonia e Veriut (13,0%), Serbia (7,7%), Mali i Zi (5,2%),

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 77,9 milion Euro, ose 12,7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,1%), Shqipëria (3,6%), Serbia (3,0%).


Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 14,7 milion Euro, ose 19,2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,5%) dhe Turqia (3,7%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 273,5 milion Euro, ose 44,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (14,5%) dhe Turqia (12,9%). /Telegrafi/