Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Interit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti katalunas ishte duke humbur gjatë pjesës së parë 0-1, por arriti të rikthehet dhe ta fitojë në fund një ndeshje të çmendur.


Njëri nga më meritorët padyshim se ishte kapiteni, Lionel Messi, i cili përveç se krijoi hapësira për bashkëlojtar, dhuroi edhe asistimin e golit të fitores.

Ylli argjentinas nuk bëri thjeshtë një asistim në golin e shënuar nga Luis Suarez në minutën e 84-të.

Messi mori topin tek qendra e fushës dhe pasi bëri një driblim brilant ndaj Kwadwo Asamohas, u nis kah goli dhe me një vertikalizim të saktë gjeti Suarezin.

Në shikim të parë dhe në pamje të regjisë u duk gjithçka e thjeshtë dhe normale, por pamjet nga tifozët thonë diçka tjetër.

Nga këto pamje lëvizjet e Messit deri tek asistimi i golit duke brilante. /Telegrafi/

telegrafi sport app