Kolegji i Gjykatës së Apelit, i përbërë në shumicë prej gjyqtarëve të EULEX-it, ka nxjerrë aktgjykimin e datës 4 gusht 2016, në lëndën penale kundër të akuzuarit R.K.
Ankesa e prokurorit të EULEX-it është pranuar në mënyrë të pjesshme, ndërsa dënimi është ndryshuar.
Kështu nga 6 muaj burgim i kushtëzuar për dy vjet, i akuzuari R.K është dënuar me dënim me burgim prej një viti, të kushtëzuar për tre vjet.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, i datës 10 dhjetor 2015 është ndryshuar ex officio edhe lidhur me emërtimin e veprës penale sipas nenit 318 (1) të KPK-së, përkatësisht “Pjesëmarrje në grup në pengimin e personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. Pjesa tjetër e aktgjykimit është vërtetuar.
Lënda penale në fjalë ka të bëjë me sulmin e datës 26 korrik 2011 ndaj kolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës, në rrugën kryesore në mes të Mitrovicës dhe Zubin Potokut. Një grup i personave e kishin bllokuar rrugën me 4 deri në 5 automjete.
Grupi në fjalë përbëhej prej 6 deri në 8 persona, ndërsa i akuzuari në fjalë ishte njëri prej tyre. Gjatë këtyre ndodhive kanë filluar gjuajtjet nga armët kur në mënyrë fatale është plagosur anëtari i njësisë operative speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.
Kolegji i Apelit ka nënvizuar se ndalja e kolonës në barrikadën në fjalë ka qenë kushti thelbësor për vrasjen e policit të ndjerë, si dhe për rrezikimin e policëve të tjerë.
Megjithatë, nuk ka pasur prova të cilat e lidhin të akuzuarin qoftë me personat të cilët kanë gjuajtur me armë mbi kolonë, qoftë me planifikimin e pusisë. Rrethanat faktike të prezantuara nuk kanë qenë të mjaftueshme për të konstatuar se R.K. është dashur ta dijë se pjesëmarrja e tij në bllokimin e rrugës do të rezultojë me gjuajtje nga armët.
Sa i përket dënimit, kolegji i apelit ka konstatuar se me qëllim të arritjes së efektit të përgjithshëm parandalues për ndalimin e personave të tjerë nga kryerja e veprave të ngjashme penale, kërkohet një dënim me burgim më të gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limaj: Baci Haxhi simbolizon lavdinë e të gjithë baballarëve tanë

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Zjarri në Koçan, Qeveria: Numri i viktimave është 59, të mos përhapen spekulime dhe dezinformata

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren