LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA duhet të dorëzojë raport për reklamat e paguara politike të radiodifuzerëve

ASHMAA duhet të dorëzojë raport për reklamat e paguara politike të radiodifuzerëve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) sot nga të dhënat e radiodifuzerëve për reklamimin e paguar politik të emituar në javën e parë të fushatës për zgjedhje të kryetarëve të komunave në Novo Sellë, Ohër dhe Dibër duhet të dërgojë raport të sublimuar deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), i cili duhet radiodifuzerëve t’iu paguaj mjete për reklamimin e paguar politik të emituar.

Sipas Kodit Zgjedhor, para pagesës së shpenzimeve për reklamat politike të emituar nga ana e KSHZ-së, Agjencia është përgjegjëse që të dorëzojë raport për kohëzgjatjen e përgjithshme të këtij reklamimi që ishte emituar te secili radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej atje, në pajtim me Manualin të cilin Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019, radiodifuzerët kanë për detyrë që të dorëzojnë të dhëna në Agjenci për emetimin e reklamimit të paguar politik.


Në radiot dhe televizionet të cilat në bazë të marrëveshjeve të lidhura me pjesëmarrësit në proceset zgjedhore do të emitojnë reklamim të paguar politik të kandidatëve presidencialë dhe të kandidatëve për kryetarë të komunave në komunat Dibër, Novo Sellë dhe Ohër, shpenzimet, në pajtim me Kodin Zgjedhor, do t’ua paguaj KSHZ-ja në bazë të faturave të dorëzuara. Secili radiodifuzer bashkë me faturat duhet të dorëzojë media plan dhe raport për shërbimin e realizuar të nënshkruar edhe nga radiodifuzerët dhe nga porositësi i reklamimit, gjegjësisht pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore.

Radiodifuzerët të dhënat deri te ASHMAA-ja duhej t’i dorëzonin deri më 9 prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori