Perdet i mban gjithmonë të larguara nga dritaret, 70 vjeçari Garip Sylejmani vetëm kështu mund ta shohë oborrin e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë. Sylejmani e do aq shumë natyrën, por për shkak të problemeve me ashensor, ai ka mbetur i mbyllur në dhomë tash e një vit e gjysmë.
Në dhomën e tij që gjendet në katin e dytë ka edhe disa lule, të cilat sjellin sado pak gjelbërim në vendin ku ai jeton tash e shumë vite.
Në një rrëfim për Telegrafin, Sylejmani tha se ka aq shumë dëshirë të dalë jashtë, por që karrocën e tij nuk e zë ashensori i ri që tashmë e kanë vendosur në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Problemi kryesor është hapësira e vogël në ashensor, kur ai nuk mund të lëviz me karrocë. Kështu nisi rrëfimin Garip Sylejmani nga Dragashi.
“Për pandemi mirë, kam pasur probleme po kam marrë terapi. Po problemi këtu është se krejt çka jemi me karrocë nuk mundemi me dalë në oborr, se që gati 15 muaj nuk kam dalë jashtë.
E kanë rinovuar ndërtesën, u kanë në plan një ashensor të ri me ndërtu, po çka kanë bërë dallavere nuk e di”, tha ai.
Gjatë rrëfimit, Sylejmani tregoi se ashensori i vjetër ka punuar mirë, dhe se në atë kohë ka mundur të dalë jashtë.
“Ashensori i vjetër ka punuar shumë mirë, tani në të riun që e kanë sjellur janë disa kabina dhe askush nuk mundet me hy në karrocë. Jam ankuar për këtë. Tash kam mbetur si burg shtëpiak, është shumë e vështirë të rri kështu. Sa nxehtë u kanë, sikur në burg. Në fillim kur e kanë sjellur kam thënë që është e vogël, më kanë thënë ti nuk dinë. Askush nuk mundet me dalë. Çdo kund shikojnë me ua lehtësu invalidëve, këtu me ia vështirësu”, rrëfeu ai.
Përveç ashensorit, Sylejmani nuk kërkon asgjë tjetër.
“Kërkoj një ashensor tjetër, kjo është kërkesa ime… Për tjera nuk dua me folë”, tha ai.
Telegrafi është interesuar se kur do të bëhet zgjidhja për Sylejmanin, duke adresuar këtë kërkese për qasje në ashensor dhe lehtësim të zhvillimit të jetës normale.
Udhëheqësi i Departamentit të Politikave Sociale dhe familjare në Ministrin e Mirëqenies, Mentor Morina në një përgjigje për Telegrafin ka shpjeguar se së shpejti pritet të bëhet zgjidhja për Sylejmanin dhe personat e tjerë që kanë nevoja të tilla.
Morina tha se ashensori i ri do të ndërtohet për një muaj.
“Si ministri e Punës kemi në administrim Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Në vitin e kaluar kemi investuar në një ashensor, por ky ashensor nuk po arrin me i plotësu kërkesat e gjithë klientëve, tani jemi në proces të ndërtimit të ashensor të ri. Dhe për një muaj e gjysmë do të jetë aktiv dhe do të eliminohen pengesat për klientët që e kanë të pamundur të qasen në ashensor”, deklaroi ai.
Morina tha se tashmë është përzgjedh kompania, dhe se në mesin e nëntorit do të jetë ashensori i ri.
Ndryshe, në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë aktualisht janë rreth 60 persona nga 100 sa ka kapacitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave

Trupi i copëtuar në pjesë, rasti i vajzës së vrarë në Zall Herr që angazhoi ekspertët e FBI

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania