LAJMI I FUNDIT:

ASH: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, përkrahur nga demokracitë perëndimore

ASH: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, përkrahur nga demokracitë perëndimore

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar ndaj aktakuzave të krerëve të UÇK-së nga Prokuroria Speciale. Nga atje thonë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri dhe mëvetësi, e përkrahur pa rezervë nga demokracitë perëndimore me në krye NATO për të ndalur gjenocidin që regjimi i Millosheviçit po kryente ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Serbia asnjëherë nuk është përgjigjur për krimet e kryera në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për mijëra shqiptarë të vrarë dhe gra të përdhunuara në mënyrë sistematike. Andaj, zhvillimet e ditëve të fundit me arrestimin e ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së nën akuza të rënda për krime kundër njerëzimit janë tejet të dhimbshme sepse po krijohet përshtypja se viktima po zë vendin e agresorit.

Të bindur thellë në fisnikërinë e luftës së UÇK-së dhe me besim të plotë në institucionet e drejtësisë, urojmë që ish-udhëheqësit e UÇK-së të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe e vërteta historike të konfirmohet sa më parë.
Ky është një moment vendimtar kur forcat politike në Prishtinë duhet të unifikohen për të tejkaluar bashkërisht këtë sfide të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës”, thuhet në kumtesën e ASH-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori