ASH krahu i Selës: Drejtori i Taravarit largoi nga puna specialistin e vetëm shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë
Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës kanë reaguar ndaj një rasti që ka ndodhur në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, ku i është ndërprerë kontrata një specialisti të vetëm shqiptarë që ka vepruar në këtë institucion.
Sipas ASH-së së Selës, ky veprim është hakmarrje politike.
“Hakmarja politike e grupit të Taravarit dhe Vlen është shndërruar tani më në hakmarje ndaj shqiptarëve. Drejtori i Taravarit në Shtëpinë e Shëndetit Kërçovë, i ka ndërprerë marrëveshjen e punës specialistit të vetëm shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, vetëm pse i njëjti është babai i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Genc Selmani, nuk është mjaftuar me kaq, por është lavdëruar edhe në profilin e tij në Facebook duke konfirmuar hakmarjen, ndërsa më skandalozja, padroni i tij dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, e ka mbështetur me një “përqafim” në këtë postim. Në vendimin për ndërprerjen e marëdhënies së punës është përdorur një arsyetim skandaloz, se Shtëpisë së Shëndetit nuk i nevojitet një specialist si ky edhe pse vendimin për angazhim paraprakisht të njëjtit ia kanë nënshkruar dy ish ministra të shëndetësisë. Veprimet e këtilla revanshiste të Vlenit dhe veçanërisht ministrit të Shëndetësisë, Arbem Taravari e grupit të tij, po ua shohin pasojat të gjithë shqiptarët. Shumë klinika kanë mbetur pa udhëheqës shqiptarë dhe janë zëvendësuar me maqedonas, ndërsa shumë mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër medicinal u është ndërprerë marëdhënia e punës dhe në vend të tyre janë punësuar maqedonas. Çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë veten se ata janë në pushtet jo vetëm kundër vullnetit të shqiptarëve, por tanimë edhe kundër shqiptarëve”, thuhet në reagim e ASH-Sela.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDigjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?