Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se është e panevojshme të propozohet një Ligj tjetër për shtetësinë. Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi që ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se Qeveria do të përgatisë një propozim ndryshim të Ligjit për shtetësinë.
Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët theksoi se LSDM, BDI dhe OBRM-PDUKM, përmes deputetëve të tyre mund të propozojnë amendamente dhe të paraqesin ide për propozim Ligjin.
Nga kjo parti gjithashtu thonë se askush nuk ka kërkuar mendim nga MPB.
“Dje ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se Qeveria do të përgatisë një propozim ndryshim të Ligjit për shtetësi. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se kjo deklaratë e ministrit është tendencioze me qëllim sabotimin dhe pengimin e miratimit të propozim Ligjit tonë që veç më është në procedurë parlamentare. Vlerësojmë se është absolutisht e panevojshme që të propozohet një Ligj tjetër kur dihet se edhe LSDM, BDI dhe OBRM përmes deputetëve mund të propozojnë amendamente dhe të paraqesin ide për propozimin tonë dhe në këtë mënyrë mos të vonojmë zgjedhjen e këtij problemi.
Kërkojmë nga LSDM që publikisht të deklarohen nëse e mbështesin propozim Ligjin e koalicionit ASH-AAA. Pas deklaratës së djeshme të ministrit Spasovski se mendimi negativ i MPB-së e ka mbështetjen edhe të zëvendësministrit të MPB-së, Nazim Bushi, kërkojmë nga BDI të deklarohet nëse ka ndryshime në qëndrimin e tyre për Ligjin për të cilën u deklaruan se do ta mbështesin. Por edhe ti sqarojë opinionit nëse Oliver Spasovski flet edhe në emër të BDI-së si partner koalicioni sepse këtë e pamë dje se si u soll me zëvendësin e tij Nazim Bushi”, deklaroi Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës