LAJMI I FUNDIT:

Asgjësohen rreth 100 kg produkte të mishit në Klinë, po transportoheshin me veturë pa plotësuar kushtet minimale

Asgjësohen rreth 100 kg produkte të mishit në Klinë, po transportoheshin me veturë pa plotësuar kushtet minimale

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në fshatin Gremnik të Klinës, pasi dyshohet për veprën penale “Prodhim, vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Sipas njoftimit të policisë, në veturën e të dyshuarit janë gjetur duke u transportuar produkte të ndryshme të mishit me peshë 96 kilogramë, pa plotësuar kushtet minimale për transport.

“Fsh. Gremnik, Klinë 16.06.2022 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur duke u transportuar produkte të ndryshme të mishit (96 kg) pa plotësuar kushtet minimale për transport”, thuhet në raportin e policisë.


Inspektorët e AUVK-it kanë bërë asgjësimin e produkteve. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori