Asani pas golit dhe fitores: Nuk do ta harroj këtë mbrëmje, dua të vazhdoj kështu

Jasir Asani ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën kuqezi, një gol spektakolar me një goditje fantastike nga distanca që zhbllokoi ndeshjen ndaj Moldavisë.
Sulmuesi kuqezi nuk e fshehu emocionin për golin, teksa falënderoi edhe përzgjedhësin Sylvinho për besimin që i dha.
“Të gjithëve u kisha thënë se do ta shënoj shumë shpejt golin. Shënova supergol dhe jam shumë i lumtur. Dua të vazhdoj kështu”.
“Unë kam pasur shumë dëshirë të madhe të luajë për Shqipërinë dhe jam më i lumturi në botë që ia arrita. Nuk do ta harroj këtë ndeshje, me stadiumin plot dhe me një gol. Shpresoj t’i kemi gjithmonë me vete tifozët, pasi kemi vërtetë nevojë për ta”, ka thënë Asani pas ndeshjes. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































