Ligjvënësit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s u kërkuan aleatëve të NATO-s që të rrisin bashkëpunimin me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Paqësorit për të kundërshtuar përpjekjet e fuqive autoritare për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të sfiduar rendin ndërkombëtar.
Këto thirrje u bënë gjatë fillimit të punimeve tre ditore të Asamblesë Parlamentare të aleancës së NATO-s në Sofje të Bullgarisë.
“Moska e përdor ndikimin e saj jo vetëm për të formësuar politikën rajonale, por për të pasur ndikim më të gjerë edhe në Evropë”, thuhet në raportin për Ballkanin Perëndimor të hartuar nga Lord Mark Lancaster, në të cilin nënvizohet se një nga objektivat kryesore të Rusisë ishte “të parandalojë integrimin euroatlantik të rajonit”.
Sipas një komunikate të publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, thuhet se Lord Mark Lancaster bëri thirrje “për një angazhim të ripërtërirë të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe promovimin e dialogut midis entiteteve rivale, rritjen e bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë kibernetike me partnerët rajonalë dhe përforcimin e pranisë së forcave të NATO-s në Kosovë për të penguar çdo kërcënim për ripërtëritje të dhunës”.
#NATOPASofia 🇧🇬 day 1⃣ concludes. #NATO legislators called for increased cooperation with democratic partners from the #WesternBalkans to #AsiaPacific to counter authoritarian powers.
Key Highlights:
🔹Addressing counter-Western efforts by 🇷🇺 and 🇨🇳.
🔹Enhancing enforcement,… pic.twitter.com/j5DOhPrqKx— NATO PA / AP-OTAN (@natopapress) May 25, 2024
Këtë vit Asambleja Parlamentare pritet të votojë edhe për ndryshimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Aktualisht parlamenti i Kosovës është anëtar vëzhgues i Asamblesë ndërsa synon të bëhet anëtarë i asociuar.
Autoritetet në Prishtinë shpresojnë që Asambleja Parlamentare e NATO-s të votojë në favor të ngritjes së statusit të Kosovës në këtë organizatë.
Ngritja e përfaqësimit të parlamentit të Kosovës në këtë organizatë po kundërshtohet ashpër nga Serbia. Kryetarja e parlamentit serb Ana Brnabiq përmes një letre u ka kërkuar vendeve anëtare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të refuzojnë një gjë të tillë.
“Dhënia e statusit Parlamentit të Kosovës padyshim përfaqëson “shpërblim” për sjelljen e Prishtinës, e cila po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të penguar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për të mos përmbushur detyrimet e saj nga marrëveshja e Brukselit dhe siç e dinë NATO-ja dhe KFOR-i , të cila janë të pranishme në territorin e Kosovës”, thuhet në letrën e zonjës Brnabiq.
Asambleja Parlamentare e NATO-s shërben si organizatë ndërparlamentare konsultative për NATO-n dhe përfaqësohet nga ligjvënësit e të gjitha shteteve të Aleancës Veri-Atlantike. Asambleja përbëhet prej 274 delegatë nga 32 vendet anëtare të NATO-s. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri