Ceremonia e “Global Awards” e zhvilluar në Londër të enjten ka shpërblyer me çmime disa artistë të njohur të tregut ndërkombëtar.

Njëra ndër to është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila fitoi çmimin “Artistja më e mirë britanike e vitit”.


E lumtur për këtë çmim, Dua publikoi një sërë fotografish nga mbrëmja e kaluar në rrjetin social Instagram.

GettyImages 1210624447

Ajo dukej mjaft tërheqëse e veshur me një fustan një fustan të zi, me një pjesë të hapur te këmba, që bëri t’i vihej në pah vija trupore.

Teksa pozonte me trofeun e saj në duar, Dua nuk la pa falënderuar fansat në mbishkrimin e fotografisë.

“Faleminderit të gjithë fansave dhe dëgjuesve dhe secilit në Global që ka votuar dhe ka mbështetur muzikën time! Faleminderit për çmimin “Artistja më e mirë britanike”! Një natë kaq argëtuese me më të dashurit e mi në një natë të veçantë”, shkroi Lipa në Instagram.

Dua përndryshe është duke punuar intensivisht që muajin e ardhshëm të sjell për fansat albumin e saj të paralajmëruar tash e sa kohë, “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

GettyImages 1210604402 Dua Lipa me çmimin "Artistja më e mirë britanike" në Global Awards 2020 (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1210604401 1 Dua Lipa me çmimin "Artistja më e mirë britanike" në Global Awards 2020 (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1210625109 Dua Lipa me çmimin "Artistja më e mirë britanike" në Global Awards 2020 (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1210625112 1 Dua Lipa me çmimin "Artistja më e mirë britanike" në Global Awards 2020 (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1210625113 Dua Lipa me çmimin "Artistja më e mirë britanike" në Global Awards 2020 (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1210625117 1 Dua Lipa me çmimin "Artistja më e mirë britanike" në Global Awards 2020 (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1210605684 Dua Lipa me çmimin "Artistja më e mirë britanike" në Global Awards 2020 (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1210604635 Dua Lipa me çmimin "Artistja më e mirë britanike" në Global Awards 2020 (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)