LAJMI I FUNDIT:

Artisti Besim Mikullovci hap ekspozitën personale virtuale “Tired of isolation?”

Artisti Besim Mikullovci hap ekspozitën personale virtuale “Tired of isolation?”

Sot hapet ekspozita personale e titulluar “Tired of isolation?”, me anë të së cilës, Profesori i Dizajnit Grafik, Besim Mikullovci, në mënyrë të veçantë, shpreh revoltën e tij kundër izolimit të padrejtë të vendit tonë prej më shumë se dy dekadash me anë të regjimit të vizave

Se sa është në realitet i vështirë izolimi, këtë e tregoi qartë Izolimi nga COVID- 19, i cili nuk la vend në botë pa prekur. Pandemia e virusit Corona, futi botën në izolim, pamundësoi lëvizjen e lirë brenda vendit dhe ndaloi edhe lëvizjet jashtë vendit.


Popullata në Evropë, e lodhur pas një kohe të shkurtër nga masat të cilat ndalojnë disa të drejta elementare, tani lutet që kjo gjendje të kalojë sa më shpejtë.

Evropianët nuk e dinë se sa i lodhshëm është izolimi 22 vjeçar për popullatën e Kosovës, i cili mbetët i vetmi vend në këtë kontinent pa të drejtë lëvizjeje të lirë! … Ne jetojmë pothuajse si në një kamp përqendrimi në shekullin 21 nga i cili mund të dalësh vetëm me një leje të posaçme.

Komunikimi i idesë të kësaj gjendje paraqitet në 16 vepra arti Postmodern dhe fotografi digjitale, të cilat me anë të Ekspozitës Personale “Tired of Isolation?”, ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit të gjerë ndërkombëtar lidhur me mohimin e të drejtës elementare të lëvizjes së lirë. Ne gjeografikisht edhe ndodhemi në Evropë!

E veçanta tjetër e ekspozitës është se ekspozitat virtuale janë risi dhe ende nuk ka galeri virtuale të mjaftueshme, kështu të gjithë ata që ekspozojnë punime virtualisht – përdorin dhomat e njëjta. Galeria Virtuale në të cilën janë ekspozuar punimet e Mikullovcit, tërësisht është e projektuar nga ai dhe është unike për nga lloji dhe funksioni.

“Kohëve të fundit shpesh bisedohet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, mirëpo jo rrallëherë edhe dëgjojmë mesazhe të shteteve të cilat janë kundër largimit të regjimit të vizave për vendin tonë, kështu, mendoj se tani është koha më e përshtatshme për publikimin e këtij projekti”, shprehet artisti Mikullovci.

Ekspozita është virtuale dhe do të mund të vizitohet në: www.mikullovci.com/expo/

Projekti është përkrahur nga Komuna e Prishtinës/Drejtoria për Kulturë.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori